Disa të rinj rrahin një person në Kakome, përfundon në spital

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një person është dhunuar nga disa të rinj në zonën e Kakomesë, pas një konflikti që dyshohet se nisi për shkak të filmimit me telefon të zonës së plazhit.

Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, disa të rinj kanë ndaluar me automjet pranë tij dhe e kanë pyetur se përse po filmonte. Pas fyerjeve dhe debatit, situata ka përshkallëzuar në dhunë fizike, ku të rinjtë e kanë goditur me grushte.

Si pasojë e goditjeve, personi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Sarandë për të marrë ndihmë mjekësore, ku raportohet se ka pësuar edhe frakturë.

Autorët janë identifikuar nga policia, e cila është vënë në kërkim të tyre për t’i shoqëruar dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe ndalimin e autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme