Disiplina dënon Ilirinë

Futboll Vendi | 11 muaj më parë

Klubi i Ilirisë së Fushë Krujës është dënuar nga Komisioni i Disiplinës të luajë në fusha asnjanëse deri në përfundim të sezonit aktual, për shkak të incidenteve para ndeshjes me Skënderbeun. Për të njëjtat shkaqe janë pezulluar edhe tre lojtarë e një zyrtar i klubit, ndërkohë që gjoba për shkak të tifozëve ka pasur edhe në Abissnet Superiore. 

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë disa dënime për klubin e Ilirisë dhe lojtarë e zyrtarë të tij pas incidenteve para ndeshjes me Skënderbeun, për javën e 14-të të Kategorisë së Parë, incidente që çuan në anulimin e ndeshjes. Me motivacionin për shkak të dhunës ndaj ekipit kundërshtar, klubi i Ilirisë është gjobitur me 500 mijë lekë, që do të aplikohet në masën 50 përqind, dhe do ta luajë pjesën e mbetur të sezonit në fusha asnjanëse të paktën 50 kilometra larg stadiumit të Fushë Krujës, “Redi Maloku”.

Për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, tre futbollistë të Ilirisë, Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Bruno Arrabal, si dhe zyrtari i klubit, Jonels Selmani, janë dënuar me katër ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Komisioni i Disiplinës vendosi që ndeshja midis Ilirisë dhe Skënderbeut të luhet në 17 dhjetor, ora 13.30, në “Elbasan Arena”.

Ndërkaq, në “Abissnet Superiore”, klubi i Teutës është gjobitur me 100 mijë lejë për sjellje të gabuar të spektatorëve, për ndezje flakadanësh dhe mjete të tjera piroteknike, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës.

Edhe Elbasani është gjobitur, me 50 mijë lejë, për sjellje të gabuar të spektatorëve, për hedhje sendesh në fushën e lojës.

Vendimet:

1. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Iliria, për mos përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes kundër KF Skënderbeu, për shkak të akteve të dhunës ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/d, 8, 13/2, 16/1, 17/1 dhe 77 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2025–2026 në fushë asnjanëse, e ndodhur të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Sipas nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të nenit 6/3/k të KDE, ndeshja midis KF Iliria dhe KF Skënderbeu do të riluhet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 17.12.2025 ora 13.30.

4. Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Lojtari i KF Iliria, Bruno Arrabal, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Zyrtari i KF Iliria, Jonels Selmani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9. Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

10. Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Edi Cajku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

11. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. KF Shënkolli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër AF Luftëtari U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

13. Zyrtari i TR 19 Akademi, Blendi Hushe, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 11, datë 05.11.2025, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë

Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 11, datë 05.11.2025.

14. AP Dinamo B, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Football Republic B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

15. Durrah City B, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Astiri U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

16. Durrah City C, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Astiri A, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

17. AF Burreli U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

18. Kamza Sport C, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo BD U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

19. Bulqiza U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder BS East Park U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

20. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 21.11.2025 të KDE, për pikën 7, duke vendosur dënimin e zyrtarit me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE. Periudha e pezullimit me kusht për pjesën e mbetur të dënimit, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

21. Pranimin e kërkesës së lojtares së KF Teuta Femra, Isabela Da Paixao De Souza, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

22. Pranimin e kërkesës së lojtares së KFF Gramshi, Kenza Hafsia Allaoui, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

23. Rrëzimin e kërkesës së KF Skënderbeu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme