Dita Botërore e Mjedisit, Shkodra ndër zonat më të pasura natyrore në vend

Aktualitet | 5 muaj më parë

Në Ditën Botërore të Mjedisit, vëmendja përqendrohet tek mbrojtja e natyrës dhe pasurive natyrore. Ekspertja e mjedisit Aurora Piroviq shprehet se qarku i Shkodrës përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme në vend.

“Alpet Shqiptare janë park natyror dhe një ndër parqet kombëtare më të mëdha në vend. Liqeni i Shkodrës është pjesë e listës së zonave Ramsar, për shkak të numrit të lartë të llojeve të shpendëve ujorë. Po ashtu, edhe lumi Buna është zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë, si peizazh i mbrojtur natyror. Të gjitha këto zona të mbrojtura përbëjnë habitate të rëndësishme me biodiversitet të lartë”, tha Aurora Piroviq, biologe, eksperte mjedisi.

Përveç vlerave natyrore këto ekosisteme kanë edhe ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe ekonominë e zonës. Mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i këtyre pasurive natyrore mbetet thelbësor për të ardhmen e mjedisit.

Gazetare: B. Cina            

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme