Dita e Dëshmorëve të Kombit, Begaj dhe Spiropali homazhe në përkujtim të të rënëve për liri
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, liderët e shtetit kanë kryer homazhe në përkujtim të të rënëve për liri. Presidenti Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur në shenjë nderimi përpara monumentit simbol “Nëna Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve. Po ashtu nderime kryen edhe Ministri Pirro Vengu, Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Igli Hasani.
5 Maji është një ditë e veçantë përkujtimore në të cilën nderohen të gjithë ata burra dhe gra që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Kjo datë përfaqëson mirënjohjen dhe respektin e përhershëm që populli shqiptar i kushton sakrificës së atyre që luftuan për një të ardhme më të mirë. Kjo ditë lidhet me rënien heroike të Qemal Stafës më 5 maj 1942, një figurë simbol e rinisë antifashiste, i cili ra në luftë kundër pushtuesve. Në nder të tij dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, kjo ditë u shpall Dita e Dëshmorëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




