“Dita e Hapur e Forcave të Armatosura”, Rama: Mundësi për të promovuar vlerat që ofron një karrierë në shërbim të Atdheut

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama, ndau të shtunën në rrjete sociale, momente nga “Dita e Hapur e Forcave të Armatosura” në sheshin e Çerçizit, në Gjirokastër.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë aktivitet, jo vetëm një mundësi për promovimin e FA, por edhe vlerë që ofron një karrierë në shërbim të Atdheut.

“Gjirokastër – Dita e Hapur e Forcave të Armatosura në Sheshin e Çerçizit, për të promovuar mundësitë dhe vlerat që ofron një karrierë në shërbim të atdheut”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Aktiviteti “Dita e Hapur e Forcave të Armatosura”, u jep mundësi drejtuesve të Qendrës Kombëtare të Rekrutimit të marrin kontakte të drejtpërdrejta me të rinjtë, që shfaqin interes për t’u angazhuar në trupat tokësore, ajrore apo ato detare të FA. Aktiviteti ‘Dita e hapur’ e Forcave të Armatosura, tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme