Dita e “Shën Kozmait”, mbahet shërbesa e shenjtë në manastirin e “Shën Marisë”
Dita e “Shën Kozmait” mblodhi bashkë mjaft besimtarë.
Në Manastirin e “Shën Marisë” në Kolkondas, ku gjendet kisha që mban emrin e shenjtorit, u mbajt liturgjia e shenjtë.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, foli për rëndësinë e kësaj dite.
“Drita e tyre ishte shumë e nevojshme në atë periudhë, sepse në gjithë Ballkanin kishte një lloj errësire shpirtërore për arsye të shumta historike. Shën Kozmai, në shembullin e apostujve, kërkoi që të përhapte dritë dhe çdo njeri që përpiqet me zell të madh pa dyshim që e bën atë. Të dëshmojnë me jetën dhe veprat e tyre se është shumë e realizueshme që njeriu të jetojë sipas mësimeve të Ungjillit,” tha Kryepeshkopi Joani.
Në vendin ku gjendet një kopje e afreskut të murgut Kozma, u mblodhën shumë besimtarë.
Besimtarët dhe banorët e zonës prej disa ditësh e kanë frekuentuar manastirin si një vend pelegrinazhi, reflektimi dhe shprese.
Si një nga thesaret e çmuara të trashëgimisë sonë kulturore, manastiri mendohet të jetë ndërtuar nga banorët e zonës me kontributin financiar të Ali Pashë Tepelenës.
Në të ndodhen dy kisha: Shën Maria (kisha më e vjetër) dhe kisha e Shën Kozmait. Sot, manastiri është një atraksion shpirtëror i vizituar mjaft nga vendasit dhe të huajt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




