Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu dhe shtrëngata

Aktualitet | 12 muaj më parë

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar.

Sipas SHMU-së, era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme