Dita e Verës në Shkodër, qytetarët shijuan natyrën falë motit të ngrohtë dhe me diell

Sociale | 3 vite më parë

Si një ditë vere ngjau kjo e sotmja për Shkodrën, njëjtë si edhe festa që “kryeqendrën” e saj ka Elbasanin. Moti i kthjellët dhe i ngrohtë ishin faktorë favorizues për qytetarët shkodranë që kishin zgjedhur parqet dhe shëtitjet në natyrë për të kaluar një ditë ndryshe duke shijuar edhe pushimin zyrtar.

Dita e Verës nuk është një festë tradicionale e Shkodrës por kjo nuk përbën një arsye për të mos e festuar atë për qytetarët e saj.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme