Dita Kombëtare e Rinisë/ Kushi: Pjesëmarrja aktive e të rinjve, detyrim për të ardhmen

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar për Rininë kanë organizuar sot një bashkëbisedim me të rinj të angazhuar, aktivistë dhe studentë të këshillave studentorë me temë “Të rinjtë dje, sot dhe në të ardhmen”.
Të ftuar në këtë takim të alternuar (fizik dhe “online”) ishin gjithashtu dy protagonistë ish-studentë të Dhjetorit, Blendi Gonxhja dhe Arjan Manahasa, të cilët përcollën përjetimet dhe reflektimet e zhvillimeve të para 30 viteve, kur të rinjtë u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike të Shqipërisë.
Ndërkohë, gjatë takimit u diskutua edhe mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në kuadër të Ligjit për Rininë, bashkëpunimin rinor, nxitjen e të rinjve në tregun e punës etj, ku ministrja Evis Kushi përcolli edhe një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë:
“Të rinjtë tanë janë e ardhmja e vendit! Prandaj, pjesëmarrja e tyre aktive në jetën ekonomike, sociale, politike e vendimmarrëse nuk është vetëm një e drejtë e pamohueshme, por mbi të gjitha mbetet një detyrim që duhet ta ndjekin për një të ardhme më të shëndetshme si qytetarë të denjë në Europën e vlerave”, shprehet Kushi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




