Dita Ndërkombëtare pa Qese Plastike, në Shkodër vijojnë të përdorën ndonëse vendimi i ndalon ato
Edhe pse në Shqipëri ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e prodhimit, importit dhe tregtimit të qeseve plastike një përdorimesh, në praktikë ato vijojnë të përdoren në shumë biznese. Në tregje, dyqane lagjesh dhe pika të ndryshme shitjeje në Shkodër, konsumatorëve u ofrohen ende qese plastike, shpesh pa u kushtuar rëndësi alternativave të riciklueshme ose prej letre.
Ekspertët e mjedisit theksojnë se zbatimi i ligjit kërkon kontrolle më të shpeshta, por edhe ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve dhe bizneseve. Reduktimi i përdorimit të plastikës mbetet një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e lumenjve, liqeneve dhe ekosistemeve natyrore, veçanërisht në një qytet si Shkodra, që njihet për pasuritë e saj natyrore.
Në Ditën Botërore kundër Përdorimit të Qeseve Plastike, apeli mbetet i njëjtë: më pak plastikë, më shumë përgjegjësi për mjedisin dhe zbatim më i rreptë i ligjit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




