“Djali”, premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental, një dramë që prek plagët familjare

Kulturë | 9 muaj më parë

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell premierën “Djali” të autorit Florian Zeller, “Djali” sjell një dramë të fuqishme familjare për një adoleshent, që përballet me depresionin dhe pasojat e divorcit të prindërve.

Një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, fajësinë dhe rëndësinë e komunikimit vjen  mbrëmjen e 29 janarit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.  Vepra teatrore vjen në skenë me regji nga Fatos Berisha, një prej regjisorëve të njohur nga Kosova.

“Si proces sipas mendimit tim ka qenë i jashtëzakonshëm me një super ekip të aktorëve, me një teatër shumë të përshtatshëm për këtë lloj shfaqje dhe mezi pres ta prezantojmë para publikut”, u shpreh Berisha.

“Vepra është reale dhe ua këshilloj prindërve”, u shpreh aktorja Egla Ceno.

“Djali” nga Florian Zeller është premiera e parë për këtë vit në skenën e teatrit kombëtar eksperimental.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme