Djegia e pallatit pranë QSUT, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bonus qiraje

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka garantuar se banorët e prekur nga zjarri që shkrumboi pallatin pranë QSUT-së në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo mbështetje do të vijojë deri sa banorët të mund të rikthehen në banesat e tyre, teksa thekson edhe njëherë se pallati do të riparohet po nga vetë ndërtuesi.

“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qiraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi”, shkruan Rama.

Pallati u përfshi nga flakët pasditen e 14 prillit, duke shkaktuar dëme të mëdha. Fatmirësisht, nuk u raportuan viktima, ndërsa 11 persona morën lëndime për shkak të flakëve dhe asfiksisë nga tymi, mes të cilëve edhe zjarrfikës. Sipas hetimeve të deritanishme, zjarri nisi në pjesën e pasme të ambienteve të një marketi, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga disa fëmijë që luanin pranë godinës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme