Djokovic, mjeshtër i mjeshtrave për herë të gjashtë, arrin Federerin

Novak Djokovic shkruan një faqe tjetër në historinë e tenisit. Serbi fiton për herë të gjashtë në karrierë ATP Finals dhe është më i suksesshmi, me gjashtë suksese, së bashku me Roger Federer. Në Pala Alpitour të Torinos, Nole mundi Casper Ruud në ndeshjen finale me rezultatin 7-5, 6-3 në një orë e 32 minuta lojë dhe mbylli edicionin 2022 pa humbje në fund të një ndeshjeje në të cilën ai nuk i jep asnjë mundësi norvegjezit.
“Të presësh shtatë vjet për të marrë përsëri këtë fitore e bën atë edhe më të ëmbël. E kam thënë një mijë herë sa i pazakontë ka qenë ky sezon, të gjithë ata që ndjekin tenisin e dinë këtë, dhe kështu kjo është një kënaqësi e madhe”. Këto janë fjalët e para të Djokovic menjëherë pas fitores së finales së ATP 2022 në Torino.
“Mezi pres të kem dy javë pushime. U përpoqa të jem shumë agresiv dhe funksionoi shkëlqyeshëm – shtoi Djokovic duke folur për finalen e fituar kundër Ruud -. E kam dashur titullin e gjashtë të këtyre finaleve për një kohë të gjatë dhe jam shumë i lumtur që kam arritur ta përfundoj me sukses”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




