“Do ketë efekte në aviacionin global”, Vullkani në SHBA prag shpërthimi: 300 mijë amerikanë përgatiten për katastrofë!

Qindra mijëra amerikanë janë vënë në gatishmëri për një vullkan të madh që mund të shpërthejë në javët në vijim.
Mali Spurr ka parë aktivitet të shtuar në muajt e fundit, me tërmete të rregullta që mendohen të jenë shenjat e hershme të fillimit të tij.
Brenda një jave, 66 tërmete janë regjistruar në malin Spurr të Alaskës duke sinjalizuar “një nivel shumë të lartë rreziku”.
Observatori i vullkanit të kësaj zone, AVO lëshoi një paralajmërim duke thënë se vullkani në malin 11,000 metra të lartë ka gjasa shpërthimi, edhe pse ato konsiderohen më të ulëta nga sa ishte raportuar në fillim të vitit.
“Mundësia e një shpërthimi është reduktuar që nga marsi, por nuk është zhdukur plotësisht, dhe vullkani sërish rrezikon një shpërthim të fortë si ato që ndodhën në vitet 1953 dhe 1992”, thuhet në përditësimin e AVO-s.
Ekspertët thanë se do të presin dhe pak që të shohin shenja të tjera për gjasat e një shpërthimi. Mali Spurr ndodhet rreth 78 milje nga Anchorage që strehon gati 300,000 vetë, të cilët janë përfshirë tashmë nga frika. Banorët kanë nisur të përgatiten për mundësinë e një shpërthimi pa paralajmërim të vullkanit, e po grumbullojnë ushqime e pajisje mbrojtëse, sic pohojnë mediat amerikane.
Nëse shpërthimi ndodh, një shtëllungë gjigande do të ngrihej në ajër dhe një shtresë e trashë hiri vullkanik do të mbulonte ytetin e Anchorage dhe komunitetet e tjera aty pranë.
Qeveria e Alaskës i ka paralajmëruar vendasit të jenë të vëmendshëm ndaj çdo përditësimi, me rrezikun e vlerësuar aktualisht si të verdhë, që do të thotë se po ‘shfaq shenja të trazirave të larta mbi nivelin e njohur të sfondit’.
Vullkani është vetëm 80 milje larg kryeqytetit të shtetit, Anchorage, ku jetojnë rreth 300,000 njerëz.
Ata janë mjaftueshëm larg sa nuk do ta shohin lavën duke depërtuar në shtëpitë e tyre, por do të preken nga reja e hirit – e cila mund të ketë gjithashtu efekte shumë më të gjera.
Herën e fundit që mali Spurr shpërtheu në vitin 1992, mbulesa e hirit ishte aq e madhe sa mjaftoi për të “bllokuar diellin për disa orë në të gjithë Gjirin e Kukut, duke e shndërruar ditën në “natë”, tha Observatori i Vullkaneve të Alaskës (AVO) .
Përpara kësaj, reshjet e hirit në shpërthimin e vitit 1953 ishin rreth dyfish më të mëdha dhe gjithashtu shkaktuan errësirë mbi të paktën 12,000 milje katrore.
Në varësi të madhësisë së shpërthimit, retë mund të arrijnë deri në 50,000 këmbë lartësi, ose 15 km në qiell.
Kjo do të kishte efekte të mëdha në aviacionin global, si dhe në zonën lokale.
Observatori i vullkaneve tha: “Në përgjithësi, sa më i trashë të jetë hiri, aq më shumë probleme do të shkaktojë në tokë, veçanërisht në zonat e populluara.”
Reshjet e hirit të vitit 1992 mbyllën aeroportin e Anchorage për pothuajse një ditë derisa të mund të pastroheshin dhe paraqitën probleme me cilësinë e ajrit për muaj të tërë, pasi hiri u risollua nga erërat dhe trafiku i automjeteve.
‘Një sërë ndikimesh të tjera janë të mundshme, duke përfshirë dëmtimet gërryese të pajisjeve mekanike dhe ndërprerjet e shërbimit elektrik.’
Tërmetet poshtë vullkanit tregojnë se magma është aktive nën sipërfaqe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




