“Do njohim shtetin palestinez”-Netanyahu ‘shpërthen’ ndaj Starmerit: Po shpërblen terroristët

Netanyahu thotë se Starmer ‘duke shpërblyer terrorizmin monstruoz, ’ pretendon se shteti palestinez do të kërcënojë Mbretërinë e Bashkuar
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj homologut të tij britanik Keir Starmer pas deklaratës së këtij të fundit se do të njohë shtetin palestinez.
Netanyahu se ka konsideruar këtë deklaratë të Starmerit si “shpërblim për terrorizmin monstruoz të Hamasit”
“Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit sot do të kërcënojë Britaninë nesër. Përpjekja për t’u dhënë terroristëve xhihadistë atë që ata duan do të dështojë përgjithnjë. Edhe ti do të dështosh! S’ka për të ndodhur”, shkruan Netanyahu në rrjetin social ‘X’.
Starmer i tha kabinetit të tij se Britania do të njohë shtetin palestinez në shtator, përveç nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gazë, duke përfshirë pajtimin përmes një armëpushimi dhe duke u angazhuar për një proces afatgjatë paqeje.
Njoftimi i Starmer për lëvizjen e mundshme erdhi ditë pasi Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se Parisi do të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




