Do të marrë pjesë Irani në Kupën e Botës? Zbulohet data e vendimit përfundimtar

Botërori 2026 | 6 muaj më parë

Një ditë pas komenteve të Gianni Infantinos që përforcojnë pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026, po dalin në pah detaje të reja.

Sipas Associated Press, FIFA ka planifikuar të takohet me zyrtarët e Federatës Iraniane të Futbollit në Zyrih të Zvicrës, më 20 maj, për të finalizuar detajet e udhëtimit të ekipit të trajnerit Amir Ghalenoei në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës.

Irani pritet të luajë të paktën tre ndeshje të fazës së grupeve në SHBA kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit.

Është shumë e parashikueshme që samiti, i konfirmuar nga Taj (presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit), do ta vendosë pjesëmarrjen ose jo të Iranit në Kupën e Botës.

Vetë ekipi kombëtar e kishte vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij për shkak të konfliktit të vazhdueshëm. Irani gjithashtu kishte kërkuar pa sukses që ndeshjet e tij të zhvendoseshin në Meksikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme