Doli kundër rritjes së shpenzimeve në NATO-Tajani: Spanja të respektojë rregullat si gjithë të tjerët

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani ka kërkuar që Spanja t’i përshtatet qasjes së gjithë anëtarëve të Aleancës së Atlanikut të Veriut për rritjen me 5 për qind të shpenzimeve të mbrojtjes që NATO pritet të miratojë në samitin që po mbahet në Hagë.
“Ne thamë se objektivi nuk mund të arrihej brenda afatit kohor fillestar, dhe në fakt ai u zgjat (nga viti 2032 në vitin 2035). Arritja tjetër italiane ka të bëjë me fleksibilitetin. Ekziston detyrimi për të respektuar objektivin, por jo “afatet kohore”, është shprehur Tajani.
Sipas tij, Spanja do të duhet të respektojë rregullat si të gjithë të tjerët – veprat janë një gjë, deklaratat janë gjë tjetër.
“Është e rëndësishme që të ketë një rishikim të shpenzimeve të NATO-s në vitin 2029. Dhe është e rëndësishme që fushëveprimi të zgjerohet në siguri – sferat e transportit dhe dixhitale, kabllot nëndetëse, të gjitha këto janë pjesë e sigurisë”, tha Tajani.
Tajani theksoi se rritja e shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së nuk ishte një akt pajtueshmërie ndaj SHBA-së, por se i shërben aleancës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




