Dortmundi barazon, Bajerni arratiset

Provë arratisja për Bajernin në javën e 15-të të Bundesligës, ndërsa ka marrë një fitore me përmbysje, 2-1 përballë Mainz. Bavarezët rrezikuan shumë, por më pas arritën të korigjojnë një ndeshje të vështirë duke u konfirmuar edhe njëherë si udheheqës të padiskutueshëm të Bundesligës. Në fakt, bavarezët mbetën prapa në minutën e 22-të, ndërsa Onisiëo kaloi Mainz në avantazh në pjesën e parë. Zëri i Nagelsmann u dëgjua në dhomat e zhveshjes dhe në pjesën e dytë muzika ndryshoi: Bayern shtyu me forcë dhe në minutën e 53-të Coman barazoi rezultatin. Mainz, pas këtij momenti mendoi vetëm të mbrojë dhe më pas në minutën e 74-të Musiala me një goditje nga jashtë mposhti rezistencën e miqve. Bayern, tashmë +6 nga skuadra e vendit të dytë, Borussia Dortmund.
Hap i gabuar i Dortmundit, që rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës së Rose. Në fakt, Borussia rrëshqet me gjashtë pikë nga Bayern Munich në vendin e dytë, një hendek që rrezikon të bëhet i pamundur përsa i përket rikuperimit në betejën me bavarezët. Në shtëpinë e Bochum-it është një penallti nga Polter në fund të pjesës së pare, që i nwnshtron miqtë. Më pas, në pjesën e dytë Wolf arrin të shënojë golin e barazimit, por pas një konsultimi të gjatë VAR thyen shpresat e Borussia-s. Verdhezinjtë shtynë dhe goli i barazimit erdhi me Brandt pesë minuta nga fundi, por ishte pak për të pretenduar tri pikët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




