Dortmundi kalon pengesën Mainz, Bajerni është më afër

Borussia Dortmund arriti të fitojë ndeshjen kundër Mainz, duke kaluar 1-0 me Ëitsel në minutën e 87-të dhe rifilloi ëndrrën për titull. Verdhezinjtë u thirrën në katedër për të fituar, për të bërë presion mbi Bayern, por pa harruar që Meëa Arena është një fushë e vështirë. Vendasit shfaqen me raste me Stöger, të cilit i mungon saktësia, ndërsa njerëzit e Rose kërkojnë të ndizen me Thorgan Hazard, por duke mos krijuar kurrë rrezik. Pjesa e parë kaloi me pak emocione dhe shumë gabime nga të dyja palët.
Në fillim të pjesës së dytë, Stach tremb Borussian, por trajektorja e tij prek vetëm shtyllën. Dortmundi lëviz dhe në minutën e 57-të aktivizioi Haaland, ende në gjysmë shërbimi pas dëmtimit që e mbajti jashtë një muaji e gjysmë. Norvegjezi thirri Zentner në pritjen e parë të ndeshjes, me një kthesë pak të pistë në një kros nga e majta. Hyrja e bombarduesit u jep jetë të ftuarve, të cilët fillojnë të shtyjnë përpara.
Presioni rritet me kalimin e minutave dhe jep fryte pikërisht në finale: goditja e lirë e Reynës gjen Ëitsel, i cili mposht Zentner dhe 1-0. Borussia Dortmund gjeti në ekstrem tri pikët që e vendosin vetëm katër pikë prapa Bayern, në një Bundesligë që papritur u hap sërish.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




