Dortmundi, ultimatum për Haland

Borussia Dortmund I ka vendosur një lloj ultimatumi Erling Haaland, duke i kërkuar që të bëjë një zgjedhje për të ardhmen e tij deri në fund të shkurtit. Kështu shkruan tabloidi gjerman Bild, duke cituar burime pranë klubit verdhezi. Sipas gazetës, klubi gjerman është i gatshëm të bëjë përpjekje të mëdha financiare për të vazhduar kontratën me sulmuesin e tij, me kusht që ai të informojë menjëherë për vullnetin e tij.
Vendimi për të ardhmen e qendërsulmuesit që të gjithë do ta dëshironin po afron, por sipas shtypit gjerman ka shumë shanse që Haaland të qëndrojë te verdhezinjtë për të paktën edhe një vit. Sipas Bild, për ta mbajtur atë te Dortmund, Borussia do të ishte e gatshme të dyfishonte pagën e tij, duke e çuar atë në 16 milionë euro në vit dhe furnizuesi teknik i klubit, Puma, mund të shtojë gjithashtu deri në tetë milionë euro bonuse shtesë. Marrëveshja e Haaland me Nike në fakt është drejt skadimit dhe Puma do të donte të ‘rrëmbejë’ norvegjezin.
Aktualisht sulmuesi 21-vjeçar ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe për këtë verë ai ka një klauzolë lirimi prej 75 milionësh, për këtë arsye është në syrin e të gjitha klubeve kryesore evropiane: të dy skuadrat e Mançesterit dhe Reali. Madridi është në rreshtin e parë, por agjenti i tij, Mino Raiola, është takuar edhe me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta në mes të dhjetorit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




