Dosja “5D” do të gjykohet si grup, gjykata rrëzon kërkesën e të akuzuarve për gjykim të ndarë
Dosja “5D” do gjykohet si grup me formën e procedurës së zakonshme. Kërkesën e katër të akuzuarve për tu ndarë më vete për shkak të veprave penale, trupa e gjykimit e rrëzoi, çka do te thotë që i gjithë grupi do të gjykohet së bashku.
Për tre ish drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari do të nisë gjykimi në themel.
Më herët, trupa gjykuese rrëzoi kërkesën e grupit për tu gjykuar me procedurën e shkurtuar.
Ish drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Këto dy të fundit, bashkë me anëtarët e Komisionit te Vlerësimit të Ofertave (KVO), janë veçuar nga ky grup.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




