Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri të tyre, duke lënë në fuqi vendimin e “ngrirjes” të marrë në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Ndërkohë nga ana tjetër seanca për këtë dosje në GJKKO u shty për më 10 nëntor, për shkak të mungesës së një avokati.

Dosja, e kaluar për gjykim më 19 maj, përfshin ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi dyshohet se ka ndërmarrë veprime ligjore që përfitonte dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme