Dosja SASPAC/ Gjykata shtyn seancën për kërkesën e Beqajt për arrest shtëpie dhe garanci pasurore

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg në një masë më lehtë si arrest shtëpie, detyrim paraqitje ose garanci pasurore në vlerën e 2 milion lekëve për dosjen e SASPAK.
Vendimi kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë për paraburgimin, është shfrytëzuar nga mbrojtja e tij si një mga argumentet ku bazon kërkesën.
Gjyqtarja Elsa Ulliri shtyu seancën me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini ku tha se i duhet kohë për tu përgatitur për prapësimet e saj pas kërkesës së mbrojtjes dhe seanca e radhës u caktua më datën 20 maj në orën 09:30.
Beqaj mbahet në qeli prej korrikut 2024 për dosjen Saspak të abuzimit me donacionet e huaja ndërsa për dosjen e sterilizimit po gjykohet pa masë sigurie. Ish-drejtori i kësaj agjencie akuzohet për “Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim (2 herë), “Shkelja e barazisë në kryer në bashkëpunim, në 8 raste; “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, “Fshehje pasurie ose deklarim i rremë i saj” kryer 3 herë. Dosja e SASPAK ndodhet ende në seancë paraprake dhe nuk është vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për kalimin në gjykim të çështjes ndërsa avokatët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




