Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

Në vitin 1981, drama “Gjaku i Arbrit” e shkrimtarit Fadil Kraja solli në skenën e teatrit “Migjeni” një tablo të fuqishme të virtyteve shqiptare.
Patriotizmi, besa, nderi e burrëria u ngjitën në skenë si mesazh i rëndësishëm i kohës.
Mes atyre që spikatën ishte edhe aktori Agron Dizdari, i cili me fuqinë e interpretimit i dha jetë një prej roleve më të veçanta të karrierës së tij.
“Rreth dy javë para se të jepej premiera, i madhi Serafin Fanko lexoi interpretuesit që do të jenë në premierë. Përmendi emrin tim, mbaj mend që kam qarë. Ishte një emocion i madh”, tha aktori Dizdari.
Interpretimi i tij u shndërrua në pikë referimi për publikun e asaj kohe. Shfaqja u ndoq me interes të madh dhe për shumë ditë u komentua në qytet si një nga arritjet më të mëdha të skenës shkodrane.
“Shkoj me pi kafe me shokët, përshëndes një llamarinist, i fola dhe nuk më foli. I fola sërish dhe mu kthye: ik se nuk dua të të shoh me sy. Pse i thash? Se të kam parë mbrëmë më tha tek “Gjaku i Arbrit” dhe erdhi më përqafoi”, tregon ai.
Agron Dizdari vijon të mbetet akoma sot e kësaj dite një figurë e dashur e artit duke merituar përherë duartrokitjet e publikut shkodran.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




