Drejtoresha e EIOPA: Shqipëria, hap pozitiv në zbatimin e ligjit të sigurimeve e pensioneve private

Ekonomi | 12 muaj më parë

Shqipëria ka bërë një hap shumë të mirë në zbatimin e ligjit të sigurimeve dhe pensioneve private në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Drejtoresha e Autoritetit Evropian të Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale, Petra Hekelman tha se Shqipëria ka një plan për sa i përket zbatimit të standardeve të kërkuara në BE për sigurimet dhe pensionet private, ndërsa priten rezultate të mira në fillim të janarit.

“Shqipëria nuk është krejt e ndryshme nga disa shtete anëtare. Shumë shtete anëtare kanë një treg dominues të sigurimeve motorike që është një treg i detyrueshëm. Kanë pak prona dhe pak ndjenjë për kursime për pensionet. Pra, ajo që mendoj se mund të bëjmë është të punojmë së bashku për të menduar se si t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë që është mirë të kursejnë për pensionin dhe të fillojnë herët, por nuk është diçka specifike për tregun shqiptar. Ka shumë tregje të reja, përfshirë BE-në, që po përballen me këtë sfidë. Nevojiten fushata ndërgjegjësimi për qytetarët, për t’i nxitur ata drejt produkteve të tjera vullnetare, si ajo e sigurimit të jetës dhe pronës”, tha drejtoresha.

Ndërkohë, Drejtoresha e Autoritetit Evropian të Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale foli edhe për  tregu i sigurimeve në Shqipëri.

“Sipas këndvështrimit tim, unë e shoh që tregu i vetëm në çdo shtet anëtar nuk i ka eliminuar plotësisht lojtarët vendas. Gjithmonë ka lojtarë vendas. Çdo vend ka lojtarë të vegjël vendas, por padyshim që ka prezantuar disa produkte të reja nga lojtarë që janë më europianë dhe që ofrojnë produkte në bazë të lirisë së shërbimeve”, nënvizoi ajo.

Rreth 500 përfaqësues të nivelit të lartë marrin pjesë, nga industria ndërkombëtare e sigurimeve, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme