Drejtori i EBU takim me ambasadorin e OSBE: Forcimi i rolit të RTSH për të çuar para lirinë dhe pluralizmin e medias në vend

Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Europian të Transmetuesve Publikë (EBU), Noel Curran, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE-së, Michel Tarran, ku në qendër të diskutimeve ishte roli i transmetuesit publik RTSH dhe forcimi i medias publike në vend.
Sipas njoftimit të OSBE-së, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet dhe reformat e fundit në fushën e medias në Shqipëri, si dhe rëndësia e mbrojtjes së lirisë dhe pluralizmit mediatik.
Palët ranë dakord të shqyrtojnë mundësi për një bashkëpunim më të afërt në këto fusha, me qëllim të rritjes së rolit dhe pavarësisë së medias publike.
“Gjendja e medias në Shqipëri, roli i transmetuesit publik RTSH dhe zhvillimet dhe reformat e fundit në fushën e medias qenë në qendër të takimit që ambasadori Michel Tarran zhvilloi me Drejtorin e Përgjithshëm e Bashkimit Evropian të Transmetuesve EBU, Noel Curran.
Duke vlerësuar përputhjen mes punës së EBU-së dhe mandatit të Prezencës së OSBE-së për të forcuar median publike dhe për të çuar përpara lirinë dhe pluralizmin e medias, të dyja palët ranë dakord të shqyrtojnë mundësi për bashkëpunim më të afërt në këto fusha”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Ky takim pasqyron përkushtimin e institucioneve ndërkombëtare për të mbështetur reformat dhe zhvillimet pozitive në sistemin e medias publike, duke promovuar lirinë, transparencën dhe pluralizmin e informacionit.
Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Unionit Europian të Transmetuesve Publikë (EBU), Noel Curran, në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) kishte në fokus nisjen e procesit të reformimit të televizionit publik.
Gjatë vizitës, Curran ofroi mbështetjen e EBU-së për të rritur bashkëpunimin si me partner ndërkombëtar, ashtu edhe me aktorët lokalë për të fuqizuar jo vetëm rolin, por edhe rindërtimin dhe modernizimin e televizionit publik, në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




