Drita-Shkëndija në RTSH, Beqiri: Një festë futbolli, le të fitojë më i miri

Conference League | 11 muaj më parë

Derbi shqiptar në Conference League, përballja Drita-Shkëndija, do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar të enjten në orën 21:00. Në prag të sfidës që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, trajneri i tetovarëve Jeton Beqiri ka folur për mediat, duke vlerësuar kundërshtarin dhe thekson se kjo është një ndeshje historike, që do të luhet një ditë para festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër, duke analizuar dhe respektuar maksimalisht kundërshtarin edhe pse realisht bëhet fjalë për një ndeshje vërtetë historike.

Si për mua ashtu edhe për futbollistët kjo ndeshje paraqet një festë futbolli dhe besoj një spektakël i garantuar si në fushë dhe në tribuna.

Mesazhi im për këtë ndeshje është: ta shijojmë së bashku këtë ndeshje si shqiptar dhe vëllezër të vërtetë, le të fitojë më i miri dhe ai ekip që do ketë më shumë fat sportiv”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Shkëndijës së Tetovës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme