Vrau babanë me thikë, arrestohet autori i krimit në Durrës

Kronikë | 1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të kësaj të marte në fshatin Shkallnur, Durrës, ku një i ri ka vrarë me thikë babain e tij.

Autoritetet njoftuan se pas dy orësh ndjekjeje intensive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arritën të lokalizojnë dhe kapin autorin e dyshuar, 25-vjeçarin M. K. (djalë i viktimës). Ai u ndalua dhe u shoqërua në polici. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestruar thikën, mjetin e përdorur për kryerjen e krimit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet që autori të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, por hetimet e mëtejshme do të sqarojnë më shumë rreth motiveve që çuan në këtë akt të rëndë.

Policia ka nisur procedurat dhe materialet do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme