Dy persona të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, dyshohet bombë e vjetër. Po kryenin punime në murin e një banese të vjetër

Aktualitet | 5 muaj më parë

Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e së mërkurës (3 prill) në fshatin Grabovë të Përmetit, pasi dyshohet se kanë rënë aksidentalisht në kontakt me një lëndë plasëse, dyshohet bombë e vjetër nga periudha të mëparshme.

Personat e plagosur, E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua teksa ata po kryenin punime në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme