Dy vite pa Maradonën, bota e kujton: Mirënjohës për talentin

Uncategorized | 4 vite më parë

Këto ditë po luhet Botërori i parë pa Maradonën dhe mendimet e shumë tifozëve në mbarë botën (dhe të shumë tifozëve në tribunat e Katarit) shkojnë për Pibe de Oro, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor dy vjet më parë. Jo vetëm tifozët, reagime të ndryshme vijnë nga të gjitha anët e globit.

“Diego i përjetshëm”, shkruan Napoli në rrjetet sociale, ndërsa presidenti i FIFA-s,  Infantino shpreh mirënjohjen: “Ajo që Diego ka bërë për futbollin, duke na bërë të gjithë të dashurohemi me këtë lojë të bukur, është unike. Ai është, si ai, thjesht i jashtëzakonshëm…”.

“Diego meriton mirënjohjen tonë të përjetshme për këtë, që na mahniti me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe po, për të qenë kaq unik. Për të qenë Diego Armando Maradona, një legjendë, një hero dhe… një njeri”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme