Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri të Kosovës, Hoxha: Jemi në kontakt me KFOR

Kosovë | 1 vit më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se është në kontakt me KFOR lidhur me rastet e fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të vendit ditët e fundit, që dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë.

Hoxha theksoi se KFOR është përgjegjës për hapësirën ajrore, dhe së bashku po kryejnë monitorimin e situatës. Sipas tij, rreziku ekziston për pjesën kufitare, por jo për qytetarët.

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë se po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in, jemi duke bërë monitorimin dhe për të parë se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, janë duke punuar për këtë drejtim”, tha Hoxha.

Shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga dronët që dyshohet se vijnë nga Serbia, disa ditë më parë e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme