E dëmtuar nga reshjet e shiut, Gonxhja: Kulla e Turanit, monument kulture, nis së shpejti restaurimin

Kulla e Turanit do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen për restaurim. Lajmin e bën të ditur Ministëri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Monumenti i kulturës, i dëmtuar nga reshjet e dendura të shiut, është përfshirë në listën e objekteve në risk nga DRTK Korçë.
Mirëmëngjes dhe me një tjetër monument kulture që do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen emergjente, ju uroj një javë të mbarë!
Kulla e Turanit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, e përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë, përmes fondit të dedikuar për ndërhyrjet emergjente, do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen, e fokusuar në masa konsoliduese dhe restauruese, në respekt të parimeve të restaurimit konservues dhe autenticitetit të monumentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




