E rëndë në Fier, grabitësi humb jetën gjatë tentativës për grabitjen e një banese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier gjatë natës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një person ka humbur jetën gjatë një tentative për grabitjen e një banese në lagjen “8 shkurti” në Fier.
Bëhet me dije nga burime për RTSH, se viktima është I.Z 47 vjeç.
Mësohet se në banesë nuk ka patur asnjë njeri, pasi pronarët kanë qenë në Greqi. Autori i grabitjes dyshohet se ka ngecur në mes të dritares gjatë tentativës për grabitje dhe ka humbur jetën.
“Fier / Informacion paraprak
Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




