Edhe Trump kritikon taktikat e Tuchel: Harry djalë fantastik, gabuan duke e kthyer në mbrojtje!

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Edhe pse në më shumë se një dalje publike ka thënë se kupton shumë pak nga futbolli, Donald Trump nuk ka hezituar për të kritikuar mënyrën se si zgjodhi Anglia që të luante ndeshjen me Argjentinën pasi gjeti golin e avantazhit.

“Harry ka qenë fantastik. Unë mendoj se ata kanë gabuar duke e kthyer në një lojtar mbrojtës. Ata kthyen lojtarin e tyre më të mirë në mbrojtje, diçka e pazakontë”, pohoi Donald Trump.

Siç dihet mes Presidentit të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sulmuesit të Anglisë Harry Kane ekziston një raport miqësor pasi të dy kanë pranuar se para disa muajsh kanë kaluar kohë bashkë duke luajtur golf. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme