Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator”, tekniku i Egnatias: Ia dedikoj stafit dhe lojtarëve

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Drejtoria Teknike e FSHF ka vlerësuar teknikun e Egnatias, Edlir Tetova, si “Trajnerin e muajit shtator”, pas ecurisë fantastike të skuadrës rrogozhinase gjatë këtyre javëve.

Nën drejtimin e Tetovës, Egnatia ka arritur të fitojë të tria ndeshjet e zhvilluara në shtator, kundër Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.

Në një prononcim për fshf.org, Tetova u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke ia dedikuar trofeun stafit teknik dhe lojtarëve të tij

“Mendoj që është një trofe që na jep shtysë për më shumë. Është afat shkurtër, po jam shumë i kënaqur. Është dedikim për stafin tim sepse nuk fitohet i vetëm dhe për lojtarët e mi të Egnatias, që janë më të mirët” – tha Edlir Tetova në prononcimin e tij për fshf.org.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme