Egjipti fiton dramën e penalltive, kalon në 16-she

Egjipti feston një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e futbollit. Në Dallas, pas një sfide të pafund të mbyllur në barazim 1-1, “Faraonët” eliminuan Australinë me rezultatin 4-2 pas goditjeve të penalltive, duke siguruar një kualifikim në fazën e 16-shes të Kupës së Botës.
Skuadra afrikane kaloi në avantazh në minutën e 13-të me Emam Ashour. Egjipti dominoi pjesën e parë me më shumë zotërim topi dhe raste, ndërsa Australia nuk arriti të regjistronte asnjë goditje në kuadrat deri pas minutës së 30-të.
Në pjesën e dytë, australianët barazuan falë një autogoli të Mohamed Hany, duke çuar sfidën në shtesë.
Drama u zhvendos te penalltitë, ku Egjipti tregoi më shumë qetësi. Harry Soutër gaboi goditjen e parë për Australinë, ndërsa Mohamed Salah realizoi me një “Panenka” spektakolare. Goditja vendimtare u shndërrua në gol nga Abdelmagid, duke vulosur fitoren 4-2 dhe një kualifikim historik për Egjiptin
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




