Egnatia, Dede: Nuk do ribëja asgjë nga e para, pranojmë rezultatin

Trajneri i Egnatias, në një prononcim për “Super Gol” ka komentuar disfatën 2-1 të pësuar përballë Elbasanit në javën e katërt të “Abissnet Superiore”.
“Çfarë do të bëja ndryshe nëse do e riluaja ndeshjen? Në momentin që humbet një ndeshje, besoj se çdokush e mendon se do vijë një ditë që do luash keq, do gabosh. Besoj që nuk do ribëja asgjë nga e para, realisht”.
“Do e përgatisja ndeshjen po njëllojë, por nuk do bënim ato gabime që bëmë sot. Gjithsesi, djemtë luftuan deri në fund, nuk ia dolën. Në fund ky është futbolli, duhet të pranojmë rezultatin.
Gjendja e Bitrit? Jam i mërzitur me dëmtimin që pësoi. Kishim dy javë që e ruanim. Do bëhet një kontroll më i imtësishëm dhe të shikojmë gjendjen e tij. Jam optimist që Bitri do rikthehet shumë shpejt dhe se është i rëndësishëm për ne”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




