Egnatia-Dinamo Minsk, Tetova: Nuk ka vend për eufori, kundërshtari nuk ka çfarë të humbasë

Conference League | 1 vit më parë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit kundër Dinamos së Minskut. Rrogozhinasit fituan 2-0 në transfertë në ndeshjen e parë dhe janë shumë pranë kualifikimit në turin e tretë të Conference League, por tekniku kërkon që të ulë euforinë, pas ndeshjes së parë, pasi asgjë nuk ka përfunduar.

“Dinamo Minsk? Nuk është fytyra e asaj skuadrës që ne pamë atje. Normalisht është ekip me shumë cilësi. Ato nuk kanë asgjë për të humbur në ndeshjen e dytë, kështu ne do marrim masat tona.

Mendoj se nga një dështim super i madh nuk ka vend për eufori. Jemi nga një ndeshje e freskët ku na ndodhi ajo që ndodhi. Mendoj që jemi të fokusuar që nga unë i pari. Mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme, nuk mendoj asgjë tjetër mbrapa. Të gjithë jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Egnatias.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme