Egnatia-Dinamo në RTSH, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City, do të luhet të enjten, më 1 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Dy skuadrat kanë arritur me meritë në finalen e këtij edicioni dhe të enjten do të përballen për të fituar trofeun e 73-të në histori.
Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe përveç pjesëmarrjes në “Final Four”, tashmë ka si fokus kryesor finalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që rrogozhinasit arrijnë në finalen e Kupës, pasi kanë triumfuar në dy edicionet e fundit.
Dinamo City rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 14 vitesh. Një ekip me traditë dhe shumë eksperiencë në këtë kompeticion, dinamovitët kanë fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë.
Objektivi i Dinamo City-t është të rikthejë Kupën në shtëpi, ndërsa i Egnatias, të vazhdojë të mbrojë titullin dhe të qëndrojë kampione në fuqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




