Egnatia, Tetova: Nuk ka finale të thjeshta, por…

“Nuk ka finale të thjeshta, por ishim përgatitur mirë”. Kështu e nis intervistën e tij për mikrofonët e RTSH, trajneri i skuadrës kampione të Egnatias, Edlir Tetova pas suksesit 4-0 të arritur përballë Vllaznisë dhe festës së titullit të dytë radhazi.
“Në fakt u prishëm planin mbrojtësave, në atë manovrën e zakonshme që të dërgonin topin te Balaj. Jo gjithmonë, por mendoj se gjithçka ishte e merituar. E kam thënë edhe më parë, lojtarët e mi më ndjekin, janë fantastik”.
“U treguam të kujdesshëm, e dinim që Vllaznia është e rrezikshme në goditjet standarte. Lojtarët bënë shumë mirë, me përjashtim të një rasti në pjesën e dytë, por mendoj se ishim fantastikë”.
“Synimi im tani është që të kaloj një tur në Champions. Nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime në skuadër, lojtarët janë nën kontratë, me përjashtim të Aleksit, Zejnullait, Ndrecës e Malotës. Shitje lojtarësh? Nuk më takon mua, është punë e klubit. Unë për çdo gjë kam thënë po, më pëlqen të stërvis”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




