Egnatia, Vllaznia, Dinamo e Partizani, në garë për titullin

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Kampionati i rregullt i “Abissnet Superiore” u mbyll sot me javën e 36-të, duke përcaktuar përfundimisht ekipet që do të luftojnë për titullin kampion në “Final Four”, ndërsa gjithçka është vendosur edhe për skuadrat që sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e elitës.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo City dhe Partizani siguruan pjesëmarrjen në “Final Four” dhe do të luftojnë për titullin kampion të këtij edicioni në “Abissnet Superiore”. Rrogozhinasit e mbyllën sezonin në vendin e parë, ndërsa kuqeblutë në të dytin, duke qenë më të favorizuar ndaj bluve dhe të kuqve, pasi një barazim në gjysmëfinale i çon automatikisht në finalen e madhe.

AF Elbasani luftoi deri në fund për një vend në “Final Four”, por pa sukses, pasi u mposht sot në ndeshjen vendimtare ndaj Partizanit. Verdheblutë e mbyllën kampionatin në vendin e pestë. Pas tyre renditet Teuta në vendin e gjashtë, ndërsa Bylis në të shtatin.

Tirana, falë fitores së sotme, siguroi vendin e tetë dhe do të luajë në finalen e play-out-it kundër fituesit të çiftit Besa–Pogradeci, për të përcaktuar skuadrën që do të jetë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërkohë, Skënderbeu dhe Laçi, pasi e mbyllën në vendin e nëntë dhe të dhjetë, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme