Egnatia zyrtarizon trajnerin Nevil Dede: Një kapitull i ri fillon sot

Ka ardhur edhe zyrtarizimi i Nevil Dedes si trajner i ri i Egnatias. Akordi ishte arritur më parë dhe tashmë trajneri kryeqytetas ka bërë edhe prezantimin në krye të kampionëve në fuqi.
“Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re!”, – shkruan klubi rrogozhinas në faqen zyrtare, ku poston edhe foto nga momenti I firmës mes presidentit Demrozi dhe trajnerit Dede.

Nevil Dede merr vendin e Edlir Tetovës së larguar ditën e diel. Ai do të debutojë në stolin rrogozhinas në ndeshjen e së mërkurës kundër Partizanit, në stadiumin “Arena Egnatia”. Dede rikthehet në Abissnet Superiore pas eksperiencës në Kosovë me Ferizajn.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




