EKSKLUZIVE/Ardian Mema për RTSH Sport: Kam dhënë dorëheqjen nga Pogradeci

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Ardian Mema nuk është më trajner i Pogradecit. Trajneri kryeqytetas, menjëherë pas humbjes 2-3 përballë Luftëtarit në javën e 6-të të Kategorisë së Parë, ka paraqitur dorëheqjen tek presidenca e klubit, presidenti Armand Lilo. Gjatë ditës së sotme, në një takim të dytë mes palëve, drejtuesit e skuadrës pogradecare kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit.

Mema, në një prononcim për RTSH Sport, ka deklaruar: “Po, jam larguar nga Pogradeci, kam dhënë dorëheqjen. Pas humbjes me Luftëtarin jam takuar me presidentin e klubit dhe i kam paraqitur dorëheqjen. Jemi takuar përsëri sot, presidenti më ka pranuar dorëheqjen, ishte një ndarje shumë miqësore”.

Pas javës së 6-të të kampionatit, skuadra liqenore ndodhet në vendin e 6-të në kuotën e 8 pikëve, 8 më pak se skuadra e vendit të parë, Skënderbeu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme