Ekskluzive/ Ekipi shqiptar përpara nisjes drejt Milano-Cortina 2026, Toçi: Pretendojmë medalje olimpike!
Gjatë një ndërhyrjeje në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1 HD, numri një i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, ka dhënë disa përshtypje për këtë event në mikrofonin e gazetares Brikena Kuka.
Në këtë aktivitet e gjithë vëmendja do të jetë do të jetë te skijatorja, e cila përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi.
“Puna e katër viteve do të reflektohet në dy gara, që do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt, ku Lara Colturi do të luftojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë. Organizohen tre ceremoni të ndryshme: një në Milano, që është më e madhja, dhe një në Cortina. Në këtë pikë nuk flasim vetëm për statistika, por Lara Colturi, e cila renditet sot e pesta në botë, ka pretendime të mëdha për të fituar medaljen olimpike.
RTSH ka bërë histori dhe jemi shumë krenarë që ky sport ka marrë kaq shumë popullaritet, falë televizionit shqiptar. Është bërë njësoj si futbolli, që ndjek një audiencë e madhe”, tha Toçi Këto gara do të transmetohen ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




