Ekspozita e kujtesës – “Persekutimi i Firmëtarëve të Pavarësisë”, dedikim për viktimat e diktaturës

Kulturë | 11 muaj më parë

Ekspozita e çelur në Vlorë, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, risjell në vëmendje persekutimin e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë dhe të familjeve të tyre gjatë periudhës 1944–1990.

Sipas doktor Leka Ndojas, ekspozita sjell për publikun portrete, dokumente dhe statistika që tregojnë tragjeditë e 93 firmëtarëve dhe të afërmve të tyre, të cilët u ndoqën dhe u ndëshkuan nga regjimi komunist.

“Dhjetëra vendime, mes tyre edhe dokumente që lidhen me Ismail Qemalin, i quajtur ndryshe si ‘Babai i Kombit’, bashkë me krahun e tij të djathtë, tregojnë se si ata vendosën të shpallnin pavarësinë. Por pas kësaj shpalljeje, me ardhjen e regjimit komunist, të gjithë progreset që ishin arritur deri atëherë u hodhën poshtë”, tha shkrimtari Ndoja.

Koordinatorja Dorina Daiu thekson rëndësinë e këtyre materialeve, të cilat përshkruajnë ekzekutimet, burgosjet, internimet dhe konfiskimet e pasurive të familjeve të dënuara.

“Për herë të parë, publiku do të njihet me dokumente arkivore, ndër të cilat ka dosje që dalin për herë të parë, dosje gjyqësore, formularë dhe materiale të tjera që vijnë nga Autoriteti i Dosjeve”, u shpreh Dalina Daiu, Koordinatore, ISKK.

Ekspozita mbetet e hapur për publikun, duke u kthyer në një mundësi për të rikthyer kujtesën historike dhe për të njohur fatet e njerëzve që nënshkruan aktin themeltar të shtetit shqiptar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme