Ekspozitë me veshje tradicionale e moderne, përmbyllen praktikat profesionale në shkollën Shërbime në Korçë
Shkolla profesionale Shërbime në Korçë ka përmbyllur javën e praktikave profesionale me një aktivitet të realizuar nga nxënësit e drejtimit Dizenjim Mode. Përmes një ekspozite janë prezantuar veshjet e realizuara nga vetë nxënësit, çka ka treguar edhe aftësitë e fituara gjatë orëve mësimore teorike e praktike.
“Jemi duke mbyllur javën profesionale me praktika. Një aktivitet shumë interesant këtu në ambientet e shkollës nga nxënësit dizenjim mode do të na prezantohen në punime te realizuraprej tyre në repartin e praktikave. Janë vajza dhe zonja që pasi kanë mbaruar një arsimim kanë ardhur të marrin një profesion”, tha Tatjana Mero, Drejtore e shkollës profesionale Shërbime.
Nxënësit sollën veshje të traditës të kombinuara me modernen, ndërsa mendojnë që aktivitete të tilla të kthehen në traditë.
Praktikat profesionale janë mjaft të rëndësishme për nxënësit e drejtimit Dizenjim Mode për shkak të njohjes nga afër me proceset e punës, si dhe njohjen me tregun e punës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




