Ekspozitë peizazhi në Shkodër, 15 piktorë vendas sjellin natyrën në Galerinë e Arteve
Galeria e Arteve Shkodër çeli kalendarin artistik për vitin 2026 me ekspozitën “Plein Air 11”, duke sjellë për publikun një përzgjedhje veprash të realizuara në natyrë nga 15 piktorë të njohur vendas. Ekspozita vjen si një dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë të artistit me ambientin natyror.
Artisti Pashk Përvathi thekson se gjinia e peizazhit mbetet një nga shtyllat më përfaqësuese të artit pamor shqiptar.
“Mund të them që sot Shqipëria ka peizazhistë të klasit të lartë, të cilët kanë ardhur nga kjo përvojë shumëvjeçare duke pikturuar në natyrë”, tha Përvadhi.
Piktori Skënder Strica u ndal te domosdoshmëria që Shkodra të ketë ambiente dinjitoze, të denja për të ekspozuar dhe nderuar veprat e piktorëve të shquar, të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e artit ndër vite.
“Plein Air 11” sjell në një hapësirë të vetme peizazhe, dritë dhe ngjyra, duke shënuar një nisje domethënëse të vitit artistik 2026 në kryeqendrën e veriut.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




