Ekspozitë për çlirimin e Korçës, koleksionisti Mirgen Shamblli sjell dokumenta e foto të kohës

Aktualitet | 1 vit më parë

Një ekspozitë me materiale e foto nga dita e çlirimit të Korçës është çelur te Qoshka e koleksionistëve në pazarin e vjetër.

Koleksionisti Mirgen Shamblli tregon se kjo ekspozitë përfshin ditën e parë të çlirimit, momente festive, buletinin e luftës, por edhe programin e radio Korçës në këtë ditë të parë të çlirimit të qytetit.

“ Janë materiale nga cclirimi i qytetit. Është dita e parë e cclirimit, momente festive në qytet. Gjithashtu kemi dhe trakte që janë shpërndarë në atë kohë. Është buletini i Luftës Nacional Çlilirmtare dhë shumë materiale të ndryshme. Këtu kemi dhe materiale nga Radio Korça dhe programet e asaj dite.  Pra është një ekzspozit me larmi tematikash dhe materialesh“ u shreh koleksionisti Mirgen Shamblli.

Koleksionisti ka edhe një apel për emetimin e një pulle me ditën e çlirimit të Korçës.

“I bëj një thirrje dhe Postës Shqiptare që të emetojë një pullë me ditën e çlirimit të Korçës.“

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë me radhë për të gjithë qytetarët e vizitorët e interesuar për tu njohur me faktet, dokumentat e fotot e prezantuara.

Gazetare: K. Koçi  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme