Ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mbi 120 shfaqje gjatë këtij viti

Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja i cili thotë se fëmijët tashmë do të kenë mundësi që të shijojnë edhe arkivin e shfaqjeve të kukullave ndër vite.
Gonxhja sqaron se pas përurimit të godinës së restauruar, vetëm gjatë këtij viti janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17.500 spektatorë.
Një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar.
“Së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit! Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




