Ekstradohet ish-efektivi i RENEA-s, dyshohet se ndihmoi në kryerjen e një atentati

Aktualitet | 2 vite më parë

Interpol Tirana realizoi të hënën ekstradimin nga Gjermania të ish-efektivit të RENEA-s, Adrian Pikli, i akuzuar nga SPAK si pjesëtar i një grupi kriminal.

Ndaj 29-vjeçarit Gjykata e Posaçme caktoi më 15 maj të këtij viti masën arrest me burg kundër tij për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet nga SPAK si pjesëmarrës në atentatin ndaj Preng Gjinit më 15 shtator 2020. I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, Pikli dyshohet se bashkëpunoi me anëtarë të fisit Reçi për të kryer atentatin, i cili përfundoi vetëm me plagosjen rëndë të objektivit.

Roli i Piklit dyshohet se ka qenë sigurimi i lëndës plasëse.

Pikli u ekstradua “si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani,” njoftoi Interpol Tirana.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme